Lazio ka fituar në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A të Italisë.
Lacialët të mërkurën në mbrëmje fituan ndaj Fiorentinës me rezultatin minimal 1:0.
Ka mjaftuar goli i Pedros në minutën e 52-të për t’ia dhuruar pikët e plota skuadrës nga kryeqyteti italian.
Shqiptarët Vedat Muriqi, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha ishin në bankën rezervë te skuadra që udhëhiqet nga trajneri Maurizo Sarri.
Në stol te Fiorentina ishte edhe Eljon Toci.
Lazio ka 17 pikë në vendin e gjashtë pas 10 xhirove në Itali, kurse Fiorentina ka dy pikë më pak, në vendin e tetë.