Lazio është skuadra me formën më të mirë në kampionatin italian, pasi kryeqytetasit kanë arritur edhe fitoren 10-të rresht.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka mposhtur në minutat e fundit Napolin, falë golit të sulmuesit në superformë, Ciro Immobile, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyja skuadrat krijuan rastet e tyre për shënim mirëpo goli erdhi krejt në fund të ndeshjes.
Në minutën e 82-të, Immobile realizoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë përballje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në top 5 ligat evropiane me 20 gola të shënuara.
Lazio me këtë fitore arrin në kuotën e 42 pikëve, tre më pakë se liderët Interi e Juventusi. Napoli në vendin e dhjetë ka 24 pikë.