Reprezentuesi uruguaian, Diego Laxalt pritet t’i bashkohet Milanit në këtë afat kalimtar.
Milani është gati të zyrtarizojë edhe një blerje këtë javë, pas transferimit të Bakayokos nga Chelsea.
Raportohet se “Kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshjen për të transferuar në Milano anësorin uruguaian Diego Laxalt, i cili pres vitit 2015 ka luajtur me Genoan në Serie A dhe këtë verë pati paraqitje të mira edhe me Uruguain, transmeton kp.
“Kuqezinjtë” do të paguajnë 14 milionë euro për blerjen e lojtarit dhe katër të tjera në formë bonusesh.
Laxalt pritet të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes te Milani, pozitë të cilën vitin e shkuar e ka mbuluar Ricardo Rodriguez.