Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në bisedime me Luizin

Milani i ka nisur bisedimet për të transferuar mesfushorin e Aston Villas, Douglas Luiz.

“Goal” konfirmon se klubi anglez ka vendosur shifrën prej 30 milionë eurosh për brazilianin.

Luizi ka kaluar tre vitet e fundit të karrierës te Villa. Fillimisht ishte sjellë nga Manchester City në korrik të vitit 2019.

24-vjeçari ka kontratë me Aston Villan deri në verën e vitit 2023. Ky afat kalimtar mund të jetë i fundit për klubin anglez që të fitojë nga shitja e Luizit.