Milani ka shprehur interesim për futbollistin e Aston Villas, Douglas Luiz. Kështu është raportuar të hënën nga “Il Mililanista”.
Luiz me klubin elitar të Anglisë ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Aston Villa pritet t’ia shes klubit italian brazilianin që në muajin janar për të mos e liruar falas në verë.
Luiz është 24-vjeçar dhe luan në pozitë ne mesfushorit. Ai që prej vitit 2019 ka luajtur nëntë ndeshje për Brazilin.
Artikuj të ngjashëm