Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro vazhdon me Interin deri në vitin 2026

Lautaro Martinez ka nënshkruar kontratë të re me Interin deri në vitin 2026, kanë raportuar “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport”.

Ish-ylli i skuadrës së Racingut ka vendosur të vazhdojë me “nerazzurrët” dhe ka nënshkruar me Interin të enjten.

Lautaro kishte klauzolën e lirimit prej 111 milionë euro, por me kontratën e re nuk do të ketë diçka të tillë, pasi klubi në të ardhmen mund të negociojë në shitjen e tij.

24-vjeçari iu bashkua Interit për 25 milionë euro nga Racingu në vitin 2018-të. Ka shënuar 54 gola në 144 paraqitje me Interin, ndërsa Tottenhami dhe Atletico Madridi kishin tentuar ta transferonin atë në verë.