Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro mbetet tek Interi

Foto: AFP

Sulmuesi i Interit, argjentinasi Lautaro Martinez nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra italiane në fund të këtij sezoni. Madje, Lautaro ka paralajmëruar se tashmë ka nisur negociatat me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2023.

“Unë jam shumë i qetë dhe i lumtur te Interi. Kështu që, nuk e kam ndërmend të largohem pasi besoj se së shpejti do të arrijmë marrëveshje për rinovimin e kontratës. Dua të jem pjesë e këtij projekti të klubit”, ka insistuar Lautaro 23-vjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi është pjesë e Interit prej vitit 2018 kurse këtë sezon ka shënuar 18 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat.