Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Interit për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet italiane të mërkurën dhe është konfirmuar edhe nga agjenti i futbollistit.

Kontrata aktuale i skadon Lautaros në verën e vitit 2025.iNT

“Mund të konfirmojë se Lautaro është i lumtur te Interi dhe jemi në rrugën e duhur për vazhdimin e bashkëpunimit”, ka thënë agjenti Alejandro Camano.

24-vjeçari këtë sezon ka shënuar katër gola në tetë paraqitje për Interin, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Serie A sezonin e shkuar. Lautaro iu bashkua Interit në vitin 2018 nga Racingu.