Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lautaro do ta vazhdojë kontratën me Interin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, pritet ta rinovojë kontratën me ekipin italian. Bëhet e ditur se drejtuesit e Interit, do të takohen gjatë kësaj jave me agjentin e Lautaros për të diskutuar detajet e rinovimit të kontratës.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2023 dhe ekipi italian po dëshiron ta mbajë në radhët e veta, të paktën deri në vitin 2025.

Së fundi, Interi ka refuzuar ofertat nga Atletico Madridi e Tottenhami për Lautaron, i cili pritet të jetë njëri prej lojtarëve kryesorë në sezonin e ri.

23-vjeçari është pjesë e Interit prej vitit 2018 ndërsa sezonin e fundit, shënoi 19 gola dhe pati 11 asistime në 48 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm