Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lausanne huazon Donat Rrudhanin

Lausanne e ka huazuar Donat Rrudhanin nga kampioni i Zvicrës, Young Boys. Mesfushori 24-vjeçar do të paraqitet me Lausannen deri në fund të edicionit aktual.

“Pasi kaloi kontrollet mjekësore ditën e djeshme, Donati nënshkroi kontratën e huazimit mëngjesin e sotëm me Lausannen. Ai do të veshë fanellën me numrin 29”, shkruan në njoftimin e klubit të Superligës zvicerane.

Lausanne është në vendin e parafundit me 21 pikë. Young Boysi është lider me 47 pikë.

Për Young Boysin, Rrudhani ka luajtur 14 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar tri gola dhe ka asistuar një herë.

Artikuj të ngjashëm