Sot është duke u zhvilluar dita e dytë e Grand Slamit në Budapest, ku janë duke garuar xhudistët kosovarë Laura Fazliu e Akil Gjakova.
Në meçin e parë Laura Fazliu shënoi fitore spektakolare ndaj xhudistes serbe, Anja Obradoviq, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFazliu, që garon në kategorinë 63 kilogramë, e fitoi këtë meç me ippon.
Më raundin e dytë ajo do të përballet me hungarezen Szofi Ozbas.
Kurse Akil Gjakova, në 73 kilogramë, raundin e parë e kaluar pa luftë, derisa në të dytin përballet me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili.