Ilir Latifi pësoi humbje nga Corey Anderson në mbrëmjen e UFC 232.
Dueli mes tyre zgjati tre runde, 15 minuta, ndërsa në fund me anë të pikëve fitoi Anderson.
Ëndrra e Latifit për titullin në divizionin e lehtë në pesha të rënda duket se është shtyrë. Po ashtu, Latifi para këtij dueli ishte i pesti në renditje, ndërsa Andersoni i dhjeti.
Për momentin, Anderson ka 12 fitore dhe 4 humbje, ndërsa Latifi 14 fitore dhe 6 humbje.