Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Largimi pas dy golave të rëndësishëm, tek Young Boysi flasin për Rrudhanin

Donat Rrudhani për kohë të gjatë ishte vetëm rezervist te kampioni i Zvicrës, Young Boys. Në fund të janarit luajti dy ndeshje të mëdha dhe shënoi dy gola të rëndësishëm. Por më pas erdhi huazimi te Lausanne deri në fund të edicionit.

Sipas “Blick”, ishte një lëvizje jo shumë e kuptueshme.

Drejtori sportiv i Young Boysit ka folur për largimin e reprezentuesit të Kosovës.

“Donati nuk ka pasur hapësirën që synonte. Kemi analizuar situatën dhe erdhëm të vendimi që një huazim deri në fund të edicionit është i arsyeshëm. Më pas u shfaq interesimi i Lausanne dhe arritëm marrëveshje”, ka thënë Steve von Bergen.

Sipas tij, konkurrenca në pozitat sulmuese është shumë e madhe tek Young Boysi. Kështu që nuk kishte shumë shpresë për Rrudhanin.

Ai ka mohuar që “diçka të ketë ndodhur” lidhur me Rrudhanin. Ka thënë se sjelljet e tij ishin gjithnjë shumë të mira.