Mbrojtësi i Spanjës, Aymeric Laporte është përforcimi më i ri i ekipit nga Arabia Saudite, Al-Nassr. Laporte është prezantuar të enjten te skuadra saudite, me të cilën ka firmosur kontratë trevjeçare.
Ai tek Al-Nassr është transferuar nga Manchester City, ekip që ka përfituar 30 milionë euro nga shitja e tij. Laporte u largua nga City pas gati gjashtë vjetësh, periudhë gjatë të cilës fitoi hiq më pak se 13 trofe me fanellën e ekipit anglez.
Ai iu bashkua Cityt në janar të vitit 2018 nga Athletic Bilbao dhe në total regjistroi 180 paraqitje në të gjitha garat. Në mesin e sukseseve te Citym, Laporte ka pesë tituj kampioni të Anglisë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. Tek Al-Nassr, 29-vjeçari do të jetë bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon.