Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lamtumirat e kapitenëve romanë

Së pari Daniele De Rossi u detyrua të largohej para se të ishte i gatshëm të pensionohej.

Më pas, Francesco Totti u largua i zemëruar se si ishte neglizhuar si anëtar i menaxhmentit të Romës.

Tash, Alessandro Florenzi ka shkuar te Valencia për të kërkuar më tepër minutazhë dhe për të rifituar respektin.

Në tetë muaj, Roma ka humbur tre kapitenë që kanë udhëhequr klubin për më tepër se dy dekada, shkruan sot Koha Ditore.

De Rossi, Totti dhe Florenzi, nuk ishin thjesht kapitenë, por edhe tifozë të Romës të lindur në Romë, e që kishin kaluar më pas nëpër sistemin e të rinjve të klubit të kryeqytetit të Italisë.

Edhe Si do ta menaxhojë Man. City largimin e mundshëm të Rodrit? Futboll 16 o. më parë Si do ta menaxhojë Man. City largimin e mundshëm të Rodrit?

“Kur humbet lojtarë si këta, atëherë mbetesh vetëm me periferinë. Këta janë lojtarët që përbëjnë zemrën e qytetit”, ka thënë ish-drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, që tash është drejtor sportiv global te Bologna dhe Montreal Impact. “Të tjerët vërtet janë vetëm periferi”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)