Chris Wilder do të largohet nga pozita e trajnerit te skuadra e Sheffield Unitedit, pas pesë vitesh qëndrim.
Rezultatet e fundit në kampionat ka bërë që trajneri me marrëveshje të shkëput kontratën me klubin anglez.
Drejtuesit e skuadrës së Sheffieldit, janë në kërkim të një trajneri të ri. Mediat angleze kanë raportuar se dëshira kryesore është Frank Lampard. Trajneri anglez, është i papunë pas largimit nga Chelsea.
Përveç Lampardit, në listën e dëshirave është edhe Eddie Howe.