Los Angeles Lakers ka përforcuar skuadrën me një nga basketbollistët kampionë të Torontos.
Kalifornianët kanë transferuar snajperistin Danny Green, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Lakersat, transmeton “Sporti në KTV”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë basketbollisti i cili në faqen e tij në Instagram ka treguar se nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës nga Kalifornia.
Green në “Staple Center” do të përfitojë rreth 15 milionë dollarë në vit.
Artikuj të ngjashëm