Për shkak të COVID-19, NBA vendosi për një ndryshim këtë sezon duke futur në funksion sistemin “play-in”, që marrin pjesë skuadrat që renditen nga vendi i 7-të deri në vendin e 10-të, e që dy prej tyre nga dy Konferencat do të sigurojnë biletën për në plejof.
Në Konferencën Perëndimore, kampioni Los Angeles Lakers përfundoi në vendin e shtatë, Golden State Warriors në vendin e tretë, Memphis Grizzlies në vendin e nëntë dhe San Antonio Spurs në vendin e dhjetë.
Ndërkohë në Konferencën Lindore, Boston Celtics, Washington Wizards, Indiana Pacers e Charlotte Hornets do të jenë pjesë e këtij sistemi të ri, i cili nuk dihet nëse do të jetë funksional edhe në edicionin e ri.
Në këtë “play-in” ndeshja më e nxehtë pritet të jetë ajo mes Lakers dhe Warriors, që zhvillohet më 20 maj, ashtu sikurse edhe Grizzlies kundër Spurs. Në Lindje, Bostoni luan me Wizards, ndërsa Pacersat përballen me Hornets. Këto dy ndeshje luhen më 19 maj.
Si funksionon ky “play-in”?
Skuadra e vendit të 7-të dhe 8-të do të takohen mes vete, fituesi i kësaj ndeshje do ta marrë vendin e shtatë në tabelë për garat plejof. Vendi i 9-të dhe i 10-të do të luajnë mes vete, ndërsa humbësi do të eliminohet nga gara, ndërsa fituesi do të luajë me humbësin e përballjes mes vendit të 7-të ose 8-të, për të siguruar një vend në plejoff me pozitën e tetë në tabelë.