Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lakers mposht “Demat” e Chicagos

Los Angeles Lakers arriti të triumfonte 103:94 ndaj Chicago Bulls në një ndeshje të rëndësishme për skuadrën kaliforniane e cila tani është në vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit.

Në Staples Center, para 19 mijë shikuesve, u zhvillua një periodë e parë e baraspeshuar, por Bullat nisën të dominonin në minutat në vazhdim, duke shkuar deri në avantazh prej 19 pikësh në fillim të pjesës së dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pikërisht në këtë moment, Lakers ndryshuan komplet lojën e tyre, duke ngushtuar minutë pas minute diferencën, aq sa në fund ia dolën të fitonin me 9 pikë dallim, transmeton kp.

Kyle Kuzma dhe Caldwell-Pope, me 22 dhe 21 pikë secili, ishin basketbollistët më efikas për Lakers, ndërsa për Chicagon kjo ishte humbja e 12 sezonale, që e mban në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes.