Kosova e ka marr një lajm shumë të mirë, para përballjes që do ta ketë të hënën kundër Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.
Futbollisti më i mirë i vitit 2018 në Bullgari, Kiril Despodov, nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Kombëtaren e tij, për shkak të lëndimit, transmeton KTV.
22 vjeçari që luan te Cagliari në Serie A, ka probleme me muskuj dhe nuk ka arritur të jetë i gatshëm për dy duelet e muajit mars që Bullgaria i luan ndaj Malit të Zi dhe Kosovës.
Lajmin për mungesën e yllit bullgar e ka bërë të ditur Federata e futbollit e Bullgarisë, e cila ka njoftuar se Despodov ka qenë i detyruar të largohet.
Despodov, deri me tani ka pasur 5 paraqitje me Bullgarinë, dhe ka shënuar 1 gol.
Përballja ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë e cila do të luhet të hënën, do të jetë e para në histori të këtyre dy shteteve.
