Laçi është eliminuar nga Liga e Evropës, pasi pësoi humbje në shtëpi nga klubi izraelit, Beer Sheva.
Mysafirët shënuan fitore prej 2 me 1, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi shqiptar ishte ai që kaloi në epërsi përmes Nwabuezes, i cili shënoi në minutën e 59. E në minutën e 89 vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Deliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
E këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi për mrekulli klubi izraelit, duke shënuar dy herë për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Ishin Agudelo në minutën e 90+1 dhe dy minuta më vonë shënoi Varenne për fitoren e Beer Shevas.