Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette në radarin e Milanit

AC Milan e ka shtuar në listën e prioriteteve për afatin kalimtar të verës sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette, transmeton Koha.net.

Kështu raporton e përditshmja italiane Tuttosport. Lacazette kërkohet edhe nga disa klube të Premier Ligës gjithashtu.

Rossonerët raportohet se do të shpenzojnë në verë rreth 100 milionë euro, kurse synimi kryesor i klubit mbetet sulmuesi i Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.