Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

La Liga mund të rinisë në fund të majit

La Liga mund të rinisë nga 28 maji në rastin më të mirë të mundshëm. Futbolli dhe sporti në përgjithësi është pezulluar në shumicën e vendeve të botës shkaku i koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i ligës Javier Tebas. Tebas ka insistuar se stërvitjet nuk do të nisin derisa nuk të largohen masat emergjente në Spanjë. Masat emergjente janë në fuqi deri më 26 prill.

Tebas ka llogaritur po ashtu se klubet mund të humbasin deri në një miliard euro nëse stinori aktual anulohet.

“Nga gjithë skenarët e mundshëm që kemi shikuar me UEFA-në, datat më të mundshme janë 28 maji, 6 qershori apo 28 qershori. Nuk mund të themi një datë të saktë. Kjo do të na jepet ne nga Spanja. Por, ne ende kemi kohë për t’iu kthyer stërvitjeve para kësaj”, ka thënë Tebas, përcjell “AS”, transmeton Koha.net.

Tebas ka thënë se La Liga nuk po e shqyrton mundësinë e anulimit të stinorit. Kanë mbetur edhe 11 xhiro deri ën fund. Ai thotë se ndikimi i koronavirusit në futboll në aspektin ekonomik është shumë i madh.

“Nëse shikojmë ndikimin ekonomik, përfshirë paratë që marrim nga garat evropiane, të hyrat që klubet spanjolle do të humbasin nëse nuk i kthehemi garave do të jenë rreth 1 miliard euro. Nëse vazhdojmë garat pa shikues, do të ishin rreth 300 milionë euro. E nëse i kthehemi garave me shikues, dëmi që ka shkaktuar kjo situatë do të jetë rreth 150 milionë euro”, ka thënë Tebas.