Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

La Liga kthehet pas dueleve për Kupën e Mbretit

Pas orarit të ngjeshur në mesjavë me ndeshje të Kupës së Mbretit, La Liga kthehet në fundjavë me xhiron e 16-të.

Në fundjavën e futbollit spanjoll do të ketë duele nga ku edhe mund të bëhen shkëputje në tabelë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, mori lajm të mirë para udhëtimit të vështirë tek Atletico Madridi, të dielën nga ora 21:00.

Barçës iu deshën vazhdimet për ta kaluar Intercityn e rangut të tretë të futbollit spanjoll në Kupën e Mbretit.

Lajmi i mirë për Xavin ishte rikthimi i Ronald Araujos pas 103 ditëve. Madje ai edhe realizoi gol në fitoren 4:3.

Edhe Fillon “seria” e top-ndeshjeve mes Barçës e Atleticos Futboll Fillon “seria” e top-ndeshjeve mes Barçës e Atleticos

Por Barcelona humbi disa shanse pa Robert Lewandowskin në skuadër.

Polaku nuk do të jetë i pranishëm as për duelin kundër Atleticos për shkak të suspendimit. Bashkë me Jordi Alban do të jenë mungesa të mëdha në formacionin e Xavit.

Ndryshe është disponimi tek Atletico që fitoi 2:0 kundër Oviedos, ndërsa trajneri Diego Simeone mbeti i kënaqur me paraqitjen e të gjithëve, sidomos me atë të Antoine Griezmannit.

Pas vazhdimit të garës në futbollin spanjoll pas Kupës së Botës, Barcelona nuk ka pasur formë të mirë. Barazoi 1:1 me Espanyolin.

Atletico nga ana tjetër ka regjistruar tri fitore që prej rikthimit, por ka mbetur 11 pikë prapa lideres në renditje.

Edhe Barcelona synon të kthehet te fitorja Futboll Barcelona synon të kthehet te fitorja

Në vitet e fundit këto dy skuadra nuk kanë shënuar shumë gola, por Atletico – Barcelona mbetet prej ndeshjeve më interesante.

“Blaugrana” ka humbur vetëm tri nga 24 vizitat e fundit në La Liga, dhe që të tria ato humbje kanë ardhur në Madrid.

Udhëtim të vështirë në këtë fundjavë do të ketë edhe Real Madridi që viziton stadiumin e Villarrealit, të shtunën në orën 16:15.

Madrilenët kanë fituar dy ndeshje që prej përfundimit të Botërorit, por nuk kanë bindur me paraqitje. Reali fitoi 1:0 ndaj Cacerenos në Kupën e Mbretit.

Edhe Barça luan te Girona, Reali pret Sociedadin Futboll Barça luan te Girona, Reali pret Sociedadin

Trajneri Carlo Ancelotti u ankua për fushën e dobët në Caceres.

Barcelona është lidere në La Liga me 38 pikë, por vetëm falë goldallimit më të mirë. Po aq pikë ka edhe Real Madridi në vendin e dytë.