Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kyrgios dorëzoi meçin pasi humbi setin e parë

Tenisti australian Nick Kyrgios është arsyetuar se problemet me stomak dhe shpatull e kanë detyruar të tërhiqet nga loja të martën pas humbjes së setit të parë në meçin e parë në turneun Masters të Shanghait ndaj amerikanit Steve Johnson.

Kyrgios, 22-vjeçar, që pësoi ndaj Rafa Nadalit në finale të "China Open" të dielën, kishte qenë duke kryesuar 4:2 në "tiebreak" para se Johnson të kthehej dhe të triumfonte 7:6 në atë set, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kyrgios shkoi në drejtim të kundërshtarit, ia zgjati dorën dhe u largua nga fusha në përcjellje të fishkëllimave nga tifozët, duke lënë Johnsonin dhe gjyqtarin kryesor Fergus Murphy në habi.

Mediumet lokale kanë raportuar se Kyrgios kishte bërë dy shkelje të kodit të sjelljes gjatë setit dhe iu mor një pikë në "tiebreak"...(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.