Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kvitova tërhiqet nga “French Open” pas një lëndimi që mori gjatë obligimeve mediatike

Fituesja e dy turneve Grand Slam të tenisit, Petra Kvitova, është tërhequr nga “French Open” për shkak të një lëndimi të kyçit të këmbës që e mori gjatë obligimeve të saj mediale pas meçit, raporton BBC.

Çekja ka treguar se është rrëzuar pas fitores në raundin e parë të Grand Slamit “French Open” të dielën ndaj Green Minnenit.

Kundërshtarja e saj në raundin e dytë, Elena Vesnina, ka kaluar kështu pa meç në 1/16 e finales.

“Pas MRI-së dhe pas diskutimeve me skuadrën, kam marrë vendimin e vështirë të mosluajë, pasi do të ishte jo mençur të paraqitesha”, ka thënë Kvitova 31-vjeçare. “Është një fat i keq, por do të bëjë më të mirën të kthehem në pjesën e sezonit të turneve në fusha me bar”.