Klubi i volejbollit Peja ka përfituar 76 mijë euro nga Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë vitit kalendarik 2022. Është përfituesi më i madh nga volejbolli.
Pas Pejës është klubi gjilanas Drita me 47 mijë euro, kurse Ferizaj mori 39 mijë. Nga marrëveshjet e arritura, nga 32 mijë euro kanë përfituar Theranda Hidroterm dhe klubi i volejbollit Gjilnovci.
Klubi i volejbollit Luboteni mori 28 mijë euro, kurse Fushë-Kosova 25 mijë.
Hiq më pak se 37 mijë euro i përfitoi klubi i volejbollisteve Skenderaj, ndërsa KVF Dritës i takuan 29 mijë. M-Technologie përfitoi nga marrëveshjet e sponsorizimit 19 mijë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
KV Peja 76 mijë, Drita 47 mijë euro
-
262 mijë euro për një klub volejbolli, 154 mijë për klub të kategorisë së dytë në hendboll
-
Miliona për sportin - FFK-ja dhe KB Ylli e KB Trepça me të hyrat më të mëdha
-
FFK-ja asnjë të hyrë nga sponsorizimi, FBK-ja 228 mijë euro
-
Peja mbi 1,3 milionë nga sponsorizimi, Trepça e Prishtina mbi 1,1 milionë