Anëtari i Liverpoolit, Emre Can, raportohet se i ka kërkuar klubit pagë javore prej 150 mijë funtesh në mënyrë që të nënshkruajë kontratë të re.
23-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të sezonit, ndërsa interesim për të kanë shprehur Juventusi, Manchester City dhe Manchester Unitedi.
Can ka filluar në tetë ndeshje në Premier Ligë sivjet, ndërsa ka shënuar njëherë në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi gjerman kaloi te Liverpooli në verën e vitit 2014 nga Bayer Leverkuseni.
Artikuj të ngjashëm