Familje, grupe të shoqërive, kolegëve në punë, ndonjëherë edhe të panjohshëm në tërësi.
E tërë eksperienca – në televizion ose në stadiume – kishte të bënte me atë se me kë jemi.
Si komentues i futbollit, gjëja kryesore që shpresoja për atë ndeshje ishte të jetë dramatike dhe e kënaqshme. Një ndeshje zbavitëse që do ta bënte punën time shumë më të lehtë.
Ky është dallimi ndërmjet shikimit të ndeshjeve me punë dhe ta bëj një gjë të tillë si tifoz. Në bisedë profesionale, nuk ka rëndësi se cili ekip fiton.
Sidoqoftë, në verën e vitit 2014, e mora një pasqyrë të agonisë së vërtetë të mosdëshirës – por nevojës – që një skuadër të fitojë.
Edhe
Fabrika ndal punën për ta shikuar fitoren e Brazilit
Kam qenë në “Fortaleza” duke punuar në Kupën e Botës në Brazil. Nikoqiri luante kundër Kilit në rundin e dytë dhe udhëzuesi ynë, Rubensi, na ftoi ta shohim ndeshjen në një mbledhje familjare.
Me dëshirë e pranova. Ishte një shans që ta shihja një ndeshje të Brazilit në një shtëpi braziliane. E shkëlqyeshme.
Ishte shtëpia e vjehërrve të Rubensit. Udhëtuam drejt një kompleksi me mure të mëdha. E gjithë familja ishte atje. Pishinë të hapur dhe kuzhinë e vend për të ndenjur jashtë. Vendosje e shkëlqyer.
Si i huaj, e kisha statusin e njeriut të rëndësishëm dhe mund të them se ata më gostitën me copat më të mira të ushqimit mishit dhe porcionet më të mëdha. Birra me bollëk, shumë kënaqësi e të qeshura.
Më pas filloi ndeshja. Bisedat u pakësuan. Të gjithë, të rinj e të vjetër, ishin të koncentruar në lojë.
Edhe
Tregimet e pabesueshme të finaleve të Kupës së Botës
I pari i familjes na tregoi se po e mbante në kokë kapelën fatsjellëse. Ai ishte shumë i ngrohtë dhe zemërgjerë kur arritëm, por më pas ai u distancua nga të tjerët dhe shikonte vetëm në ekran.
Brazili shënoi brenda 20 minutave. M’u duk si një autogol, por David Luizit iu dhanë meritat rreth tavolinës e cila u rrokullis. Isha i ngritur në këmbë duke festuar me të tjerët. Brazili ishte në rrugë për në gjysmëfinale në vendin e vet.
Por më pas...
Para se gotat e pijeve të rimbushen, Kili shënoi. Alexis Sanchez me një gol të bukur.
Edhe
Me gjithë shpresën, Ancelotti nuk bëri mrekullinë me Brazilin
Epo mirë, mendova, ajo e uli paksa disponimin, por sidoqoftë, të pimë ende dhe të shohim se si do të shkojë. Megjithatë, unë nuk e keqkuptova disponimin. Nuk ishte vetëm ulje disponimi, ishte katastrofë.
Buzëqeshjet përreth tavolinës u zhdukën. Zërat e zemëruar vazhdonin sa herë që Brazilit i prishej ndonjë aksion...