Afati kalimtar dimëror në ligat evropiane të futbollit do të hapet zyrtarisht më 1 janar të vitit 2023, për klubet në Angli dhe në Skoci.
Në Evropë, Bundesliga dhe Ligue 1 e hapin afatin kalimtar të dimrit po ashtu më 1 janar, ndërsa La Liga dhe Serie A, do të nisin transferimet zyrtarisht nga e hëna, më 2 janar.
Afati kalimtar i dimrit për transferim të lojtarëve në Angli mbyllet orën 00:00 më 31 janar.
Edhe top pesë ligat e tjera evropiane do ta mbyllin afatin kalimtar të dimrit në ditën e fundit të muajit janar.