Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kupa mund të mos nxjerrë skuadër për Evropë

Kupa e Kosovës në futboll mund të mos nxjerrë asnjë skuadër për dalje në garat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo për shkak se dy skuadra gjysmëfinaliste, Drenica e Trepça, nuk kanë ndjekur procesin e licencimit. Edhe licencimi i Besës së Pejës mbetet në pikëpyetje, meqë nuk e ka dërguar me kohë dokumentacionin e kompletuar për kriteret ligjore. E vetmja skuadër gjysmëfinaliste që nga fillimi e deri tash që ka respektuar afatet për licencim është Llapi. Por, edhe Llapi nuk e ka të sigurt licencën, nëse nuk do t'i plotësojë të gjitha kriteret.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Drenica do të luajë kundër Llapit, kurse Trepça kundër Besës. Bazuar në këtë orar, në finale të Kupës mund të shkojnë dy skuadra që nuk kanë ndjekur procesin e licencimit, Drenica dhe Trepça.

Në rast se njëra prej skuadrave që nuk ka aplikuar për ta marrë licencën nga UEFA për dalje në Evropë e fiton Kupën, atëherë në garat kualifikuese për Ligën e Evropës do të dalë skuadra nënkampione e Superligës së Kosovës, gjithnjë nëse plotëson kushtet e UEFA-s. Pra nuk do të ketë mundësi që finalisti i Kupës të shkojë në gara evropiane. Shkon vetëm fituese, nëse i plotëson kriteret. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.