Është shkruar shumë në mediumet e Serbisë në dy ditët e fundit për mundësinë që një ish-kapiten i grupmoshave të reja të Serbisë në futboll të luajë për Kosovën në të ardhmen, shkruan sot Koha Ditore.
Bëhet fjalë për Arton Zekajn, që është paraqitur për U-15, U-16 e U-17 të Serbisë dhe ishte kapiten në disa prej ndeshjeve të luajtura me fanellën e Serbisë.
Fillimisht të mërkurën u raportua se Zekaj ka marrë ftesë që të luajë për Kosovën. Të enjten pati shkrime të tjera për të njëjtën temë. U shkrua se Zekaj ka refuzuar mundësinë që të luajë për Kosovën.
Por e vërteta mund të jetë pak më ndryshe. Një vit më parë, më 14 prill të vitit 2017, gazeta ka shkruar për dëshirën që Zekaj kishte shprehur që të luante për Kosovën. Atëherë lojtari ishte 16-vjeçar dhe ndër të tjera kishte bërë një vizitë në Prishtinë, përkatësisht në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Zekaj në Prishtinë ishte i shoqëruar nga babai, konsultues i tij dhe përgjegjësi i klubit Partizan për zhvillimin e tij. Isa Sadriu, trajner në grupmoshat e reja të Kosovës dhe ish-lojtar i Partizanit të Beogradit, kishte aranzhuar takimin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Ku mbeti kapiteni i të rinjve të Serbisë që më pas luajti për Kosovën U21?
-
Në mungesë të Muriq e Shaipit, Bekaj në portë ndaj Andorrës
-
Gjokaj grumbullohet me Kosovën pas lëndimit të portierit Muriq
-
Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova
-
Nivokazi ndihet krenar që do të luajë për Kosovën