Jam shokuar kur lexova në gazeta “deklaratat” e mia për ndërrim të fanellës. Askush nuk më ka ftuar të luaj për përfaqësuesen e Kosovës dhe as që kam komentuar për ndonjë medium rreth kësaj çështjeje, e citon Arton Zekajn (18) gazeta e Beogradit, ‘V.Novosti’, transmeton Koha.net. Sipas kësaj gazete, tregimi për këtë futbollist të Sopotit (Serbi) këtu përfundon sa i përket kalimit të tij të mundshëm në përfaqësuesen e Kosovës.
“Kam pasur vetëm një ftesë nga ana e medieve dhe me atë rast kam folur për luftën e Sopotit për mbijetesë. Askund nuk është përmendur asgjë që lidhet me atë temë, e pastaj shkoj në stërvitje dhe lexoj disa gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën – sqaron ku djalosh i cili ka kaluar shkollën komplete të Partizanit (të Beogradit) dhe që u ka prirë “orliqve” (nofka për përfaqësuesen e Serbisë në futboll) në kategorinë e të rinjve me shiritin e kapitenit në dorë”, shkruan ‘Novosti’, transmeton Koha.net.
Rreth kësaj teme për mediat e atjeshme ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërsa Zekaj zbulon se me të nuk ka pasur kurrfarë kontakti.
“Nuk kam marrë kurrfarë ftese dhe as që kam menduar ndonjëherë rreth kësaj çështjeje. Më besoni e kam kokën plot, s’pushojnë thirrjet telefonike, nuk e di çfarë të them më për diçka që nuk ka kurrfarë baze për polemika e sqarime”, citon kjo gazetë Zekajn.
që më së shumti i ka penguar Zekajt në tekstin ku përmendet mundësia e të luajturit për përzgjedhësen e Kosovës (kjo gazetë, sikundër edhe politika zyrtare e Beogradit, jo vetëm kur e përmend shtetin, por edhe emrin gjeografik Kosovë e shoqëron me shprehjen përbuzëse “e ashtuquajtura”, plotësim yni) është ultimatum i veçantë për Federatën tonë (të Serbisë).
Edhe
Mediat serbe sulmojnë futbollistin që la Serbinë e luajti për Kosovën
“Thuhet se do të luaja për Kosovën në rast se nuk përfshihem në planin e përfaqësueses A të Serbisë. Kjo është skajshmërisht jo korrekte, kush jam unë të shantazhoja ndokënd”, e citon gazeta Zekajn, transmeton Koha.net.
.