Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kundërshtarja e ardhshme e Kosovës fiton 10:0

Norvegjia që në ndeshjen e parë ka dëshmuar se është favorite e madhe e grupit F të eliminatoreve për Botërorin 2023 në futboll (vajzat).

Norvegjia të enjten në Oslo fitoi me rezultat shumë të thellë, 10:0, ndaj Armenisë.

Në grupin F janë edhe Kosova e Shqipëria. Pikërisht me Kosovën takohet Norvegjia në ndeshjen e ardhshme, të martën në Prishtinë.

Ndeshja tjetër e grupit mes Polonisë e Belgjikës luhet nesër.

Të enjten, Shqipëria e Kosova luajtën 1:1 në Elbasan.