Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kundërshtari i parë nuk e ka njohur fare Joshuan

Kundërshtari i parë i Anthony Joshuas ka treguar se nuk ka ditur asgjë për yllin britanik të kategorisë së rëndë para përballjes në arenën “O2”.

Fituesi i medaljes së artë olimpike filloi karrierën profesionale ndaj Emanuele Leos, italianit të pamposhtur, në tetor të vitit 2013. Joshua prej atëherë është bërë dy herë kampion i botës, ndërsa aktualisht mban titujt në versionet WBA, IBF dhe WBO.

Italiani ka thënë për Sky Sports se ai pranoi përballjen ndonëse nuk dinte asgjë për heroin e Britanisë së Madhe.

“Në boks kam nisur në moshën 23-vjeçare. Nuk e kam përcjellë boksin më parë dhe të jem i sinqertë kam vazhduar të mos e përcjellë atë. Më ka pëlqyer të ushtrojë dhe të kuptojë dallimin në mes të praktikumit të boksit dhe të qenit boksier. Kur më thanë për ‘O2’ dhe për Joshuan, unë thash ‘po’. Por e kam pyetur veten se kush është ai dhe prej nga është ai”, ka thënë Leo.

Pasi udhëtoi në Londër, italiani u takua me Joshuan. Thotë se ai ishte i sjellshëm dhe kishte një ekip profesionistësh që i rrinin pas, si trajnerët e fitnesit e masazhistët.

“Unë kam nisur boksin vonë dhe kam përparuar shumë shpejtë. Por jam djegur në fazën e fundit të udhëtimit tim. Më në fund kam kuptuar dallimin e madh në mes të garimit në Itali dhe në vendet tjera në botë”, ka thënë Emanuele Leo.

Edhe Prenga gati për meçin e karrierës me Joshuan Luftarake Prenga gati për meçin e karrierës me Joshuan

Ai nuk e ka pasur luksin që të merret vetëm me stërvitje. Ka kuptuar se burrat e vërtetë nuk kërkojnë arsyetime por gjejnë zgjidhje. Ai do të dëshironte të luftonte sërish me Joshuan.

Leo kishte tetë fitore para përballjes me Joshuan. Por pas humbjes nga britaniku nuk ka boksuar më.

“Tani jam punëtor i çelikut dhe e dua punën që bëjë. Ndihem mirë dhe jam i sigurt që mund të bëjë edhe më mirë”.