Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Moore thotë se boksieri shqiptar mund ta mposhtë Joshuan

Joshua - Prenga

Foto: Mark Robinson / Matchroom Boxing

Meçi mes yllit britanik, Anthony Joshua, dhe boksierit shqiptar, Kristian Prenga, do të zhvillohet të shtunën në Jeddah të Arabisë Saudite.

Joshua vlerësohet favorit i madh, por Brandon Moore vlerëson se Prenga do ta befasojë britanikun.

Moore është partner i stërvitjes i Prengës. Ai ka theksuar se Joshua mund të befasohet nga Prenga njëjtë si nga Andy Ruiz. Ruiz ia shkaktoi disfatën e parë yllit të boksit, në qershor të vitit 2019.

Joshua me atë humbje kishte mbetur pa titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në versionet IBF, WBA dhe WBO.

Joshua e vlerëson meçin me Prengën si “nxemje” për meçin e shumëpritur me Tyson Furyn.

Edhe Prenga thotë se do ta shokojë botën me fitore kundër Joshuas Luftarake 1 muaj më parë Prenga thotë se do ta shokojë botën me fitore kundër Joshuas

“Prenga duket shumë, shumë mirë në sparing. Do të jetë luftë shumë argëtuese”, ka thënë Moore për Sky Sports.

“Mendoj se Prenga ka gjasa të mira për ta mposhtur Joshuan dhe është më i madh se ai. Joshua vetëm ka fizik muskulor, kurse Prenga është më i madh. Do të jetë luftë e fortë. Dhe mendoj se Prenga mund ta zë Joshuan në mënyrë të njëjtë si Andy Ruiz. Është lufta e parë e Joshuas pas rikthimit. Ka pasur shumë gjëra në jetën e Joshuas dhe kam shumë respekt për të. Por kur kthehesh në ring pasi nuk keni luftuar për një kohë, është më e vështirë”.

Moore ka treguar se i ka thënë Prengës që e ka rastin jetësor. Në fakt boksieri shqiptar e ka rastin që amerikani Moore e ëndërron. 

“Anthony Joshua është boksier i madh, ka bërë gjëra të mëdha në sportin e boksit. Por Prenga ka rastin të jetë në mesin e atyre që kanë mposhtur boksierë që do të jenë në Hollin e të Famshmëve. Çdo gjë duhet të jetë në rregull. Ai duhet të bëjë çdo gjë në mënyrë të përkryer”, ka thënë Moore.

Edhe Boksieri shqiptar sfidon Anthony Joshuan Luftarake 2 muaj më parë Boksieri shqiptar sfidon Anthony Joshuan

Joshua ka 29 fitore e katër humbje. 26 prej fitoreve i ka me ndërprerje. Ka mbajtur tituj të botës në kategorinë e rëndë në periudha të ndryshme.

Prenga 35-vjeçar, jeton në SHBA. Ka 20 fitore e një humbje. Të gjitha fitoret i ka me ndërprerje. Por kundërshtarët i kishte të nivelit dukshëm më të ulët se Joshua.