Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kumbulla, titullar te Roma për herë të parë këtë edicion

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla do të luajë nga minuta e parë për Romën në duelin kundër Monzas.

Ndeshja zhvillohet të martën (sonte) prej orës 20:45 dhe i takon xhiros së katërt të Serie A.

Kjo është hera e parë që Kumbulla do të luajë titullar këtë edicion. Roma ka dy fitore dhe një barazim pas tri ndeshjeve, kurse Monza ka tri humbje në po aq takime.

Image