Jose Mourinho do të mund të llogarisë në shërbimet e Marash Kumbullës dhe Lorenzo Pellegrinit për duelin kundër Genoas që zhvillohet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Ferraris”.
Rikthimi i dyshes është lajm i mirë për trajnerin e romakëve të cilët kanë kryer gjithë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Kumbulla, i ka kaluar problemet muskulore dhe është i gatshëm për lojë.
Deri tani, qendërmbrojtësi 21-vjeçar Kumbulla, ka luajtur në gjashtë ndeshje. Tri në Ligën e Konferencës, dy në Serie A dhe një në kualifikime të Ligës së Konferencës.