Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kumbulla flet për marrëdhënien me Mourinhon

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka folur për marrëdhënien me trajnerin e Romës, Jose Mourinhon.

Kumbulla beson se puna me trajnerin portugez do t’i ndihmojë që të përmirësohet edhe më shumë në lojën e tij.

“Për një lojtar të ri është një mundësi e shkëlqyer të punojë me të, po mësojë shumë sidomos në temperament. Ndihem mirë, pasi vlerësoj njerëzit e sinqertë si trajneri dhe është një nder për mua të punoj me të”, deklaroi Kumbulla.

21-vjeçari këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol.