Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kumbulla ishte afër transferimit te Napoli

Marash Kumbulla ka qenë afër transferimit te Napoli, por te Roma po kalon formë tejet të mirë, ka bërë të ditur menaxheri i mbrojtësit të Shqipërisë, Gianni Vitali.

“A ishte afër që Napoli ta transferojë Kumbullën? Ne tashmë kishim marrëveshje dhe kemi diskutuar për këtë çështje, por për momentin ai është i lumtur në Romë dhe po punon për të bër gjëra të mira për vete e për Romën. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën e dimë. Më mirë me tre mbrojtës? Kërkesat e Romës dhe Veronës nuk janë të njëjta, por unë jam i bindur se ai po ashtu mund të luajë nga ana e majtë. Trajnerët kanë besim në aftësitë e tij. Po kalon sezon tejet të mirë, pozitiv. Në Romë po luan shumë. Qëllimi është që të përmirësohet çdo ditë. Të enjten dhe të dielën Roma i ka dy takime të rëndësishme”, ka thënë Gianni Vitali për “Radio Marte”.

Roma të enjten mbrëma do të luajë kundër Shakhtarit, ndërsa të dielën në shtëpi ndaj Napolit.