Sport

Kumbulla i jep fitoren Romës ndaj Young Boysit

Roma ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Young Boysit në ndeshjen hapëse të Ligës së Evropës.

Klubi italian shënoi fitore prej 2 me 1, transmeton KOHA.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke arritur të kalojnë në epërsi në minutën e 14 të ndeshjes përmes Nsames, i cili shënoi nga penaltia.

Shifrat i barazoi Peres në minutën e 69 pas asistimit nga Xheko.

E golin e fitores për Romën e shënoi mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, i cili në minutën e 74 shënoi me kokë pas një asistimit të bukur nga Mkhitaryan.