Tifozët në Filipine gjithmonë emocionohen për çdo garë që basketbollistët e tyre marrin pjesë. Kjo është e pritshme në një shtet si Filipinet, që ka kulturë të pasur basketbolli.
Por këtë herë tifozët filipinas janë të emocionuar dyfish, pasi në kampionatin e Azisë, grupmosha U-18, skenën e basketbollit pritet ta pushtojnë dy të rinj, shkruan FIBA.com, transmeton “Koha Ditore”. Bëhet fjalë për qendrat Kai Sotto (213 cm) dhe AJ Edu (205 cm), që do të luajnë së bashku për herë të parë.
Të dy lojtarët pritet ta udhëheqin ekipin e Filipineve drejt suksesit në këtë ngjarje, që do të mbahet në Tajlandë në fillim të muajit të ardhshëm. Si Sotto ashtu edhe Edu, në të shkuarën kanë përfaqësuar Filipinet, por asnjëherë nuk kanë luajtur së bashku.
Edu vitin e shkuar ka luajtur në botërorin U18 të FIBAs “3x3”, kurse Sotto këtë vit ka qenë pjesë e botërorit për gjeneratën U17. Sotto 16-vjeçar ka dominuar vitet e fundit tërësisht në trapez: U16 dhe U17.
Ai së fundi është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në Azi, pasi me gjeneratën U16 ka luajtur me mesatare prej 16.8 pikëve e 13.5 kërcimeve për ndeshje, derisa me gjeneratën U17 ka regjistruar 16.4 pikë dhe 10.6 kërcime për ndeshje.
Si Sotto ashtu edhe Edu kanë tërhequr vëmendje të madhe dhe po vlerësohen si e ardhmja e basketbollit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Yjet në rritje që pritet të shkëlqejnë në Botërorin e Basketbollit
-
18-vjeçarja e gjatë mbi 220 centimetra po bën për vete tifozët e basketbollit
-
Basketbollistja 17-vjeçare e gjatë 220 cm
-
Federata e Volejbollit shpreson në sukses më të madh të përfaqësueseve të reja
-
16-vjeçari Maluach, njëri prej më të rinjve që ka luajtur në Botërorin në basketboll