Trajneri Driton Kuka edhe sot ka festuar, pasi nxënësja e tij ka fituar medaljen e Bronztë.
Loriana Kuka është bërë xhudistia e tretë që fiton Medaljen e Bronztë në Botërorin ‘Tokio 2019’, duke ju bashkuar Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqit, transmeton koha.net.
Gjithë këto medalje të fituara nga nxënëset e tij, Kuka i quan një ëndërr, e sidomos medaljen e Lorianës, pasi është axha i saj.
“Tokyo sivjet po më çmend!
Tri medalje në Kampionat Botëror!
Po duket si ëndërr
Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet
Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin Shqiptar por ...
Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo Shqiptar
Medalja Botërore edhe në familjen Kuka!
Sa shumë jam krenar sot edhe si trener por edhe si Axha i Lorianes!
Kosova mbi të gjitha ????????
Top of Form“, ka shkruar Kuka në rrjete sociale.
-
E bronzta e Lorianës kompleton Botërorin e jashtëzakonshëm për Kosovën
-
Kuka: Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi
-
Kuka i lumtur me xhudistët kosovarë, tregon planet për garat e ardhshme
-
Trajneri Kuka i gëzohet medaljes së Flakës dhe sidomos fitores ndaj xhudistes japoneze
-
Kuka: Dëshmuam se jemi popull i fortë e me virtyte