Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Botërorit

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Botëror

25 August 2019 08:50
13:10

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos “Tokio 2019”, në kategorinë deri 48 kilogramë.

Xhudistja kosovare e fitoi të bronztën pasi mposhti Laura Martinez Abelenda në duelin final për vendin e tretë, me ippon pas vetëm 30 sekondash.

Image

Krasniqi ishte garuesja e parë e Kosovës në këtë kampionat. Të hënën garon Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa të martën Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë deri 73 kilogramë. Gara e Kosovës përmbyllet të premten, kur në tatami del Loriana Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë.

12:28

Krasniqi humb gjysmëfinalen, në garë për të bronztën

Distria Krasniqi ka humbur gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos në Tokio, duke u mposhtur nga japonezja Funa Tonaki.

Krasniqi u mposht me ippon.

Ajo tani do të luftojë për të bronztën. Kundërshtarja e xhudistes kosovare në luftën për të bronztën do të jetë spanjollja Laura Martinez Abelenda.

08:50

Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Botërorit

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Tokio.

Në çerekfinalen e kategorisë deri 48 kilogramë, Krasniqi fitoi ndaj argjentinases, kampiones aktuale olimpike, Paula Pareto. Para Paretos, Krasniqi fitoi ndaj Narantsetseg Ganbaatar të Mongolisë në rrethin e dytë dhe në tretin mposhti spanjollen Julia Figueroa.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me Funa Tonakin e Japonisë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme