Kuka mposht britaniken Powell, një fitore larg medaljes së Bronztë

Kuka i sjell Kosovës medaljen e tretë të Bronztë

30 August 2019 12:13
13:15

Kuka ka arritur që ta fitoj medaljen e Bronztë në botërorin ‘Tokio 2019’.

Loriana Kuka ka arritur ta mposht me Ippon Klara Apotekar nga Sllovenia, transmeton koha.net.

Loriana i sjell Kosovës medaljen e tretë të bronztë.

Kosova me këtë medalje, renditet e treta në botë, për numrin e medaljeve të fituara.

12:13

Kuka mposht britaniken Powell, një fitore larg medaljes së Bronztë

Loriana Kuka ka arritur që ta mposht britaniken në minutat shtesë në Botërorin ‘Tokio 2019’.

Kuka tani është vetëm një garë larg për të fituar medaljen e Bronztë në Tokio 2019, transmeton koha.net.

Loriana ka mposhtur me Ippon, Natalie Powell nga Britania e Madhe.

Loriana Kuka ka garuar në kategorinë -78kg.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme