Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka kërkuar që edhe Kosova të fillojë praktikën e njëjtë si Shqipëria për përfshirjen e sportistëve elitarë në Ministri të Mbrojtjes dhe të Brendshme.
Reagimi i Kukës vjen pasi Qeveria e Shqipërisë vendosi t’i fusë në Forcat e Armatosura Shqiptare dy medalistet e arta të xhudos kosovare, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.
“ ‘Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë’. Përfshirja e sportistëve elitarë në Ministri të Mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Lajm i shkelqyeshëm për sportistët Elitar! Mos harroni asnjëher që Sporti bashkon ??❤️?? Vendimi sot nga Qeveria...
Posted by Driton Toni Kuka on Saturday, September 18, 2021
-
Driton Kuka tregon që edhe në Kosovë do të fillojë nderimi i sportistëve kulmorë me grada ushtarake
-
Distria Krasniqi e Nora Gjakova do t’u bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare
-
Kuka me mesazh për krerët e shtetit: Luftoni si sportistët tanë
-
18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm
-
Trajneri Driton Kuka kërkon përgjegjësi nga federatat për mungesën e rezultateve