Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kuka fiton përballjen e parë në Grand Prix të Portugalisë

Loriana Kuka ka fituar përballjen e parë në Grand Prixun e xhudos që po mbahet në Almada të Portugalisë.

Kuka që garon në kategorinë deri 78 kilogramë e mposhti me “ippon” qiprioten Zanet Michaelidou. Ajo në rrethin e dytë do të përballet me ekuadorianen Vanessa Chala.

Shpati Zeka është eliminuar në rrethin e parë në kategorinë deri 100 kg. Ai pësoi nga gjeorgjiani Erekle Bazierishvili.