Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kujtimi për yjtë që bashkuan vendin e trazuar

Në mbrëmjen e 29 korrikut të vitit 2007, në rrugët e Baghdadit në Irak, dëgjoheshin të shtënat e armëve.

Jo diçka e pazakontë, të shtënat e armëve zakonisht sinjalizonin manifestimin e radhës të dhunës sektare që ka ngulfatur vendin që nga futja e SHBA-së dhe forcave aleate në vend në vitin 2003, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, në këtë mbrëmje të caktuar mijëra veta mbushën rrugët, vallëzonin dhe valonin flamujt, ndërsa dëgjoheshin boritë e veturave.

Të shtënat e armëve kësaj radhe ishin një shenjë e festës, pasi irakianët festonin me armë për të përshëndetur një grup të pazakontë të heronjve të futbollit.

Duke mposhtur Arabinë Saudite me shifrat 1:0 në finale të Kupës së Azisë në Jakarta të Indonezisë, përfaqësuesja e Irakut kishte befasuar të gjithë duke fituar për herë të parë titullin më prestigjioz të Azisë në futboll.

Me këtë, për një periudhë sado të shkurtër bashkoi një vend që po shkatërrohej... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.