Me një gol në fundin e pjesës së parë, Ballkani ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi ndaj skuadrës së Drenicës.
Pjesa e parë e takimit që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës është mbyllur me rezultatin, 1:0.
Kapiteni Edvin Kuç gjuajti saktë nga zona dhe mposhti portierin kundërshtar. Kjo ndeshje edhe e mbyll xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.