Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

Ballkani po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes në Prizren. Liria e Ballkani po përballen në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Është xhiroja e parë e stinorit pranveror.

Ndeshja po luhet para një numri të madh shikuesish, ndërsa Ballkani shënoi për 1:0 në minutën e 21-të. Gentrit Halili ishte realizator.